Vazhdon seria e vjedhjeve në Sarandë. Vjedhjeve të ditëve të fundit të dyqaneve e marketeve u janë shtuar edhe dy grabitje me armë nga dy persona me maska të dy pikave karburanti.
Dy autorët nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin 16 000 lekë.
Policia po punon e kontrollon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve.











