Një i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” ka ndërruar jetë në spital ne Tiranë.
Burimet e Policisë thanë se një ditë më parë, kanë marrë njoftim se në spitalin “Nënë Tereza”, ka vdekur shtetasi S. D., vjeç 76, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.











