Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në mesditë në Tiranë. Burimet e para nga vendngjarja bëjnë me dije se një grua ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet i tipit “Benz” në rrugën “Misto Mame”.
Mësohet se përplasja ka qenë tepër e fortë dhe kalimtarja ka ndërruar jetë menjëherë.
TVKlan.al ka siguruar pamje nga vendngjarja.











