Është rënduar gjendja e grevistëve të Zharrës, të cilët në shenjë proteste kundër qeverisë dhe kompanisë që punon në zonën e tyre kanë ndërmarrë këtë greve.
Mësohet se sot grevisti Romeo Pllumi është dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rendë shëndetësore. Grevistët ndodhen në ditën e pestë të grevës, teksa janë shprehur se nuk do ta ndërpresin atë derisa të plotësohen kushtet që kërkojnë.











