Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg Selman Aliajn, 28-vjeçarin i cili masakroi për vdekje me çekiç të atin dhe më pas e hodhi në liqenin e Farkës. Në seancën gjyqësore, organi i akuzës ka lexuar dëshminë e të riut për vrasjen e të atit 74-vjeçar, Fejzi Aliaj.
Sipas dëshmisë, Selmani ka rrëfyer se e ka goditur babain disa herë me çekiç dhe më pas e ka fshehur në bagazhin e makinës. “Më pas e hodha në Liqenin e Farkës dhe u largova në Kukës” ka treguar ai. “Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai” ka vijon dëshmia e Selman Aliaj.
Ndërkohë avokati mbrojtës i tij, Fran Dashi, ka kërkuar që klientit të tij ti bëhet ekspertiza psikike, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Lexo më shumë: Pendohet djali vrasës, kërkon leje të shkojë në varrimin e të atit











