Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ngjarjet e fundit të ndodhura në qytetin e Elbasanit, kanë të bëjnë me luftën për territoret dhe linjat e drogës. Sipas Manjanit, kush nuk pranon rregullat e padronëve të rinj të trafikut të drogës, eliminohet.
“Vrasje, plagosje, kërcënime me eksploziv është tema e lajmeve këto kohë. Po lahen hesapet dhe po ndryshojnë padronët që kontrollojnë trafikun e drogës! Ata që nuk pranojnë rregullat e padronëve të rinj, eliminohen pasi kërcënimi nuk ka funksionuar… Ky është vetëm fillimi!”, shkruan Ylli Manjani në Twitter.













