Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Elbasanit, pasi në një banesë ku jetonte një 90-vjeçar ka rënë një zjarr masiv. Sipas informacioneve që ka dhënë policia, mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen “Beqir Dardha”, në katin e dytë të një pallati.
Polica pas ka shkuar në vend ngjarje ka konstatuar se në katin e dytë të një pallati, në banesën e shtetasit F. Zh., rreth 90 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesë ka rënë zjarr. Si pasojë e rënies së zjarrit është dëmtuar vetë 90-vjeçari i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë nga përdorimi pajisjes elektrike.












