Një përfaqësi e Presidencës ka vizituar sot familjen e Florenc Beqirajt në Shkodër. Këshilltari për mediat i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka deklaruar se kreu i shtetit po bën të pamundurën që trupi i pajetë i 23 vjecarit të sillet sa më parë te familja e tij. Këshilltari Ylli Asllani tha se po komunikohet me autoritetet jo vetëm për të sjellë trupin e Florenc Beqirajt, por edhe për të zbardhur të vërtetën. Asllani i ka garantuar familjes se do të hetohet rasti i vdekjes së tij, ndërsa i kanë shprehur edhe ngushëllimet në emër të Presidentit Ilir Meta.












