Pika doganore e Kapshticës ka pasur fluks emigrantësh, të cilët kthehen në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit gjatë mëngjesit të sotëm. Në 24 orët e fundit në këtë pikë doganore kanë hyrë në territorin shqiptar 7296 shtetas, ndërsa kanë dalë 3059. Ndërkohë kanë hyrë në Shqipëri 788 shtetas të huaj dhe kanë dalë 408.











