Një vrasje makabre është ajo që ka bërë Selman Alija në Shkozë. Ai e ka masakruar babain e tij 74-vjeçar me çekiç dhe më pas e ka hedhur trupin në një përrua në skajin lindor të liqenit të Farkës. Përroi është me bimësi të shumtë por me pak ujë, i ngjashëm me një pellg. Por detaje të reja janë zbuluar nga Droni.al lidhur me këtë ngjarje. Viktima Fejzi Aliaj e kishte nxjerrë në shitje shtëpinë, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, si duket për arsye ekonomike. Ja fotot nga banesa, ku 28 vjeçari masakroi të atin.













