Vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve në mbledhjen e OKB, vijon të komentohet në vend dhe në Kosovë. Pas reagimit të Hashim Thaçit, tashmë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur kundërshtinë e tij për këtë votim të Shqipërisë. Sipas tij vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-në.
“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB. Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën”, tha Haradinaj për RTK. Por, kjo deklaratë u kundërshtua nga shumica e shteteve në OKB, përfshirë edhe Shqipërinë. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, derisa evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës, shkruan RTK.












