Një aksident ka ndodhur në qytetin e Beratit këtë mëngjes. Nga policia bëhet e ditur se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas policisë “makina “Benz ” me targë AA 222 EH, e cila drejtohej nga 50-vjeçari Pavllo Filipi u përplas me dy mjete të tjera”. Nga alkool/testi i kryer me aparatin “Drager” rezultoi se shtetasi Pavllo Filipi ishte në gjendje të dehur në masën 0.84% mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal”.











