Zona jugore dhe ajo qendrore e Shqipërisë do të dominohen sot nga moti i kthjellët. Gjithashtu kthjellime, por dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Pjesa e dytë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin përjashtuar vranësira të përkohshme në ekstremin Verior dhe zonat Lindore të territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por do të ketë rritje me 2-3°C në vlerat termike të mesditës, duke e ngjitur maksimumin në 13°C. Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.












