Drejtoria e Policisë së Vlorës, në prag të festave të fundvitit, ka marrë masa për sigurinë në qytetin e Vlorës. Ditën e sotme punonjës së Drejtorisë së Policisë së Vlorës kanë shpërndarë kartolina dhe lule për drejtuesit automjeteve. Ata gjithashtu i kanë këshilluar që të kenë kujdes, duke respektuar kodet e qarkullimit rrugor.














