Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila para disa ditësh u pezullua në kuadër të hetimit të nisur për veprën penale “korrupsioni pasiv i gjyqtareve…”, pas pamjeve filmike te transmetuara ne emisionin “Stop” ne TV Klan.
Pas zbulimit dhe denoncimit publikisht të aferës korruptive, ku gjyqtarja e Elbasanit merrte ryshfet 2000 euro për uljen e dënimit të një personi, gjykata ka vendosur “pezullimin e saj nga detyra”.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
SKANDAL/ Gjyqtari shet (pa)drejtësinë me 3500 euro, mendon edhe për prokurorin
/web/SKANDAL_Gjyqtari_shet_pa_drejtesine_me_3500_euro_mendon_edhe_per_prokurorin_33113_1.php











