Qytetet janë mbushur me njerëz dhe me rrëmujë, por ka edhe pamje qetësuese që të mahnitin.
Ka më shumë se 50 raste që arkitektët dhe projektuesit e peizazhit kanë krijuar. ‘Ishujt në qiell’ është libri me fotografi i Taschen, që përmban pyje, kopshte, pishina buzë ndërtesave të mëdha, hapësira në natyrë si dhe ambiente për t’u ushqyer.
“Tërheqja nga pamja prej së larti e një vendi me siguri ndikon në psikologjinë e njeriut duke ofruar një ambient për të mediatuar ose për të shpëtuar nga zhurma e qytetit, të paktën për pak kohë”, shkruan Philip Jodidio, redaktori i librit.
























