Policia e Vlorës bëri dje bllokimin e një shume financiare prej 298.324 euro me dyshimin e pastrimit të parave. Burime nga prokuroria bënë të ditur se paratë e bllokuara ishin në dy llogari bankare, në vlerat e 162 mijë dhe 136324 euro. Ato ishin në emrin e një shtetaseje, e cila figuron e papunë dhe nuk justifikon shumat e bllokuara. Të dy llogaritë bankare ishin hapur nga shtetasja Tatjana. B, ndërsa burimet bëjnë të ditur se shumat e parave janë tranferuar nga një shtet afrikan, Nigeria. Mësohet se personat që kanë kryer transfertat janë identifikuar, janë banorë të Vlorës dhe kanë preçedentë të theksuar kriminalë.











