Një aksident rrugor ka ndodhur këtë paradite në Shkozet të Durrësit ku janë përfshirë dy automjete. Mësohet se nga përplasja e makinave nuk ka persona të dëmtuar. Ndërkohë nga pamjet e publikuara nga “DurrësLajm” shihen mjetet e përfshira në aksident, që janë tip “Benz” me targa AA 311 MT dhe një tip “Fiat Brava”.











