• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vota në OKB, Ish-Presidenti Nishani: S’ka motiv që justifikon rreshtimin kundër SHBA-ve, dëmtim me vetëdashje i …

droni by droni
22 December, 2017
in Kryesore, Politika
0
SHBA: Votimin e sotëm në OKB do ta kujtojmë sa herë do të kërkohet ndihma jonë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve mbrëmjen e djeshme në OKB, ka sjellë reagime të shumta në vend, teksa kritikat ndaj kryeministrit Rama janë të ashpra. Lidhur me këtë votim të papritur ka reaguar edhe ish-Presidenti Bujar Nishani. Në Facebook, Nishani shprehet se nuk ka arsye të qëndrueshme dhe zyrtare për të justifikuar rreshtimin e Shqipërisë kundër një aleati strategjik dhe të përhershëm siç është SHBA-ja. Sipas Nishanit ky vendim dëmton rëndë interesat tona strategjike dhe politike.

Postimi i ish-presidentit Bujar Nishani:

Shqipëria u pozicionua politikisht kundër SHBA në OKB. Ky nuk është thjesht një qëndrim i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje të interesave tona strategjike. Rezoluta e OKB për fat të keq nuk ka patur një diskutim paraprak në opinionin publik në Shqipëri e për pasojë qytetarët shqiptarë nuk e kanë shumë të qartë dëmin politik që i është shkaktuar kombit shqiptar. Së pari duhet të kemi të qartë dy gjëra. Nga njëra anë SHBA njohën Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit me paralajmërimin e vendosjes së Ambasadës së tyre atje. Kjo është një e drejtë sovrane e tyre që askush nuk mund ta gjykoj apo ndryshoj. Ky vendim i tyre nuk është detyrues për vendet e tjera që gjithashtu janë në të drejtën e tyre sovrane ti mbajnë ambasadat aty ku e gjykojnë ato. Nga ana tjetër Rezoluta e OKB nuk e ndryshon dot vendimin sovran të SHBA.

Por çfarë ishte ajo në fakt? Rezoluta ishte një sponsorizim politik kundër SHBA si POL i vetëm i një fuqie diplomatike globale. Votat “pro” ndaj këtij qëndrimi politik janë me motive nga më të ndryshmet, nga vende të ndryshme. Ato variojnë nga armiqësia fondamentale ndaj SHBA, tek interesat e betejave të brendshme politike në vende të caktuara e deri tek konkurrenca për multi-polarizmin në skakierën e influencës globale. Ajo që unë nuk gjej dot është motivi i Shqipërisë në këtë rreshtim antiamerikan. Më së pari bien poshtë dy tezat e qarkulluara në mënyrë klandestine nga media pro qeveritare në Shqipëri.

E para “njehsimi me qëndrimin e BE” dhe e dyta “qëndrimi kundër Presidentit Trump si individ”. Bashkimi Evropian nuk pati dhe nuk ka asnjë qëndrim të njehsuar dhe deklaruar për vendimin e Qeverisë Amerikane për zhvendosjen e ambasadës së saj. Qëndrimi i BE është zgjidhja mbi bazën e njohjes së dy shteteve. Të Izraelit dhe Palestinës. SHBA gjithashtu nuk e kanë mohuar ekzistencën e dy shteteve. Shqipëria po ashtu ka këtë qëndrim dhe duhet ta mbajë këtë qëndrim ; të zgjidhjes mbi njohjen e të dyja shteteve. Por Rezoluta nuk kishte të bënte me këtë. Vetë shtete anëtare të BE si Polonia, Çekia, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe Letonia nuk u rreshtuan pro kësaj Rezolute. Nga ana tjetër, Presidenti Trump përfaqëson Shtetin Amerikan, Qeverinë Amerikane dhe Popullin Amerikan. Vendimi i Presidentit Trump është jetësimi i asaj çka ka trajtuar dhe premtuar edhe Presidenti Bush edhe Presidenti Obama dhe çka ka votuar si Rezolutë Kongresi Amerikan shumë kohë përpara se të zgjidhej Presidenti Trump. Por ajo që ne na dëmton më shumë në këtë pozicionim të politikës së jashtme është thyerja e Paktit Strategjik me SHBA. Shumëkush sot bën sikur e ka harruar që në qershor të vitit 2015, Shqipëria nënshkroi me SHBA “Dokumentin e Partneritetit Strategjik”. SHBA nuk kanë zgjedhur asnjë vend tjetër të rajonit tonë ta kenë këtë partneritet përveçse me Shqipërinë. Qeveria jonë e kërkoj këtë partneritet, e nënshkroi dhe tani fatkeqësisht e shkeli !

Disa prej atyre vendeve që e sponsorizuan (sipas gjuhës diplomatike) atë Rezolutë në OKB janë pozicionuar qartazi kundër interesave shqiptare në rajonin tonë (Ballkan). Por siç kanë ata interesat e tyre në Lindjen e Mesme ashtu dhe ne shqiptarët kemi interesat tona kombëtare në Ballkan. E deri më tash mbrojtësi dhe mbështetësi kryesor i shqiptarëve në rajon është SHBA. Republika e Shqipërisë me rreshtimin e saj në Rezolutën antiamerikane ka dëmtuar rëndë këto interesa për shqiptarët në Shqipëri, të shqiptarëve në Kosovë, të shqiptarëve në Maqedoni, të shqiptarëve në Mal të Zi, të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Interesat e shqiptarëve nuk janë “shqiptaromadhe” por konsoliduese dhe zhvilluese të një kombi që historikisht është përçarë, është izoluar, është veçuar dhe është anatemuar vetëm me një qëllim. Të lihet i varfër !

Në këtë kontekst real politik unë nuk gjej dot sot motivin e votës PRO të Shqipërisë në atë Rezolutë. Kjo nuk është hera e parë e një vote antiamerikane në kuadër të OKB. Që nga viti 2014 e deri tani kjo është hera e tretë që Shqipëria voton kundër interesit amerikan në OKB por dhe pa asnjë interes dobiprurës për Shqipërinë atje, përkundrazi ! Por vota e kësaj radhe është shumë e rëndë. Ajo ka dëmtuar interesin strategjik të shqiptarëve për konsolidim, zhvillim dhe prosperim të tyre. Ajo ju ka dhënë një argument antishqiptar, kundërshtarëve tanë.

Tags: demtim i rendee pajustifikueshmeinteresat strategjikeme vetedashjereagon Nishanireshtim kunder aleatitvota kunder SHBA-ve
Previous Post

Vota kundër Trump përplas Metën me Ramën, Presidenti: E panevojshme, nuk pasqyron qëndrim shtetëror

Next Post

Në Fier përmbytjet pasohen nga protesta për dëmshpërblimet, banorët e Hoxhares bllokojnë rrugën

droni

droni

Next Post
Në Fier përmbytjet pasohen nga protesta për dëmshpërblimet, banorët e Hoxhares bllokojnë rrugën

Në Fier përmbytjet pasohen nga protesta për dëmshpërblimet, banorët e Hoxhares bllokojnë rrugën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.