• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëbimi gjatë natës në Berlin dhe kthimi i trishtë i familjes Ajazaj me 3 vajzat e vogla në Gjorm të Vlorës

droni by droni
22 December, 2017
in Kronika
0
Dëbimi gjatë natës në Berlin dhe kthimi i trishtë i familjes Ajazaj me 3 vajzat e vogla në Gjorm të Vlorës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afro 300 ish-azilantë nga Shqipëria e Kosova ka dëbuar Berlini gjatë këtij viti. Avioni i fundit në drejtim të Prishtinës u nis më 15 dhjetor. Në bord ishte edhe familja Ajazaj, rasti i të cilës kish bërë bujë në media.

Netët në Gjorm të Vlorës janë po aq të ftohta sa në Berlin. Por ndryshe nga Berlini, në dhomën ku është sistemuar Artjola Ajazaj me të shoqin, Xhezon, dhe tri vajzat e vogla, nuk ka ngrohje. Një oxhak ngroh gjithë shtëpinë përdhese të prindërve të Xhezos, dy dhomat e tjera ngrohen me frymë njerëzish. Natën, veç jorganit e velenxës, vetëm shalli dhe kapuçi të shpëton nga të ftohtit, thotë Artjola. Për tre vjet e kishte harruar athëtinë e të ftohtit në vendin e saj. Ngrohësit elektrikë janë të panevojshëm: “Kam tre ditë këtu, dy ditë pa drita, edhe kur vijnë, vijnë nga një orë dhe ikin”, thotë ajo.

Dëbim pas mesnatës

Të premten (15.12.17) në tre të natës i kish zgjuar nga gjumi policia e Berlinit. Një orë e gjysmë kohë kishte familja për të mbledhur plaçkat përfundimisht. Ndër to, edhe dokumentet që Xhezo dhe Artjola kishin paraqitur atë ditë, të enjten, te enti për të huajt: Lejekalimi i lëshuar nga Ambasada e Shqipërisë në Berlin për vajzën tetëvjeçare, meqë i kish skaduar pashaporta dhe një biletë autobusi e linjës Berlin-Prishtinë, me emrat e tyre si pasagjerë. “Më vjen keq, por kjo s’më hyn në punë”, i kish thënë një ditë më parë nëpunësja. “Nuk ka garanci që do të ktheheni me të vërtetë”.

“Po si nuk do të kthehemi?” Kish pyetur Artjola. “Kemi paguar 240 euro”. Më nevojitet biletë avioni, i kish thënë nëpunësja. Dhe çifti shqiptar i kish premtuar se të hënën (18.12.) do të vinte sërish për të sjellë biletën e avionit. Por e hëna nuk erdhi, qysh të shtunën në mëngjes Xhezo dhe Artjola me vajzën gjashtëmuajshe në krah, dhe dy vajzat e tjera, njëra tetë dhe tjetra ketërvjeçare, do të ndodheshin në avion, së bashku me afro 100 bashkëvuajtës të tjerë, nga Kosova, Shqipëria dhe Moldavia. Shumica familje me fëmijë në moshë shkolle.

Pesë vjet pa vizë Schengen
Edhe Klara, vajza e madhe e Artiolës dhe Xhezos, ishte nxënëse. “Mami, kur do të shkoj prapë në shkollë?” kjo është pyetja që Artiolës i dhëmb më së shumti. Sepse sipas rregullave aktuale, ish-azilkërkuesit e dëbuar nga Gjermania nuk kanë të drejtë të shkelin hapësirën Schengen për më së shumti pesë vjet.

Po si ndodhi kështu? Dy javë më parë u duk sikur senatori i Berlinit u zbut. (DW ka raportuar) Familja nga Shqipëria konsiderohej e integruar në Berlin. Gazetat “Bild” dhe “Berliner Zeitung” citonin punëdhënësin që fliste me epitete superlative për Xhezon, pllakashtruesin që mbaronte dy banjo në ditë. Edhe Komisioni i Rasteve të Jashtëzakonshme pranë Senatit të Brendshëm të Berlinit, ku përfaqësues nga qeveria dhe shoqëria civile merren pikërisht me raste që nuk mund të ezaurohen vetëm me paragrafë ligjesh, kishte rekomanduar për familjen që t’i jepej leje qëndrimi.

Në përputhje me ligjin

Senatori socialdemokrat, Andreas Geisel, kishte premtuar se do ta rishqyrtonte dhe prapë kishte kthyer përgjigje negative. Në një përgjigje dërguar të enjten (21.12.2017) Deutsche Welles, senatori thotë se vendimi i komisionit ishte me karakter politik, por për zbatimin e tij nuk kishte bazë ligjore. Ligji aktual nuk e parashikon ndryshimin e statusit nga ish-azilkërkues në imigrant ekonomik, arsyeton senati dhe vetë distancohet nga ligji federal: “Raste si ky dëshmojnë se sa i nevojshëm është ndryshimi i ligjit të imigracionit”.

Vetëm një javë pasi familjes i erdhi përgjigja përfundimtare që do t’ia shuante edhe shpresat e fundit, të ngjallura sërishmi sidomos nga raportet nëpër media dhe vetë premitimi i senatorit për rishqyrtim, familja Ajazaj u dëbua. Përse kjo ngutje? Thua se një familjie me tre vajza të vogla përbënte rrezik për sigurinë, thua se ky do të qe avioni i fundit për Tiranë. Ndaj këtyre pyetjeve të Deutsche Welle-s, senati i Berlinit nuk jep përgjigje: “Ju lutemi për mirëkuptiimin, por nuk lejohemi të japim hollësi për rastet individuale.”

Ngatërresë apo me dashje?

Artiolën tani e vret ndërgjgeja që si datë kthimi në biletën e autobuzit kish caktuar 28 dhjetor-in. Ishte një operacion në tiroide që mjeku ia pat lënë për 19 dhjetor. “I thashë mjekut që nuk pres dot shumë, por ai tha se nuk kishte mundësi të më operonte më herët. Pastaj mendova se do të më duhej ca kohë derisa të merrja veten pas operacionit,” thotë 29-vjeçarja. Edhe dëshminë e operacionit të planifikuar e pat çuar te Enti i të Huajve. “Ta kisha lënë atë të shkretin operacion”, thotë Artjola në telefon. Po të ishte kthyer vullnetarisht, së paku do të lejohej pas dy vjetësh të kthehej në Berlin.

Në Berlin familja e ndiente veten shumë mirë. Por edhe qytetarët e Berlinit kishin simpati për ta. Prifti protetant, Rainhard Kraft, i cili u kishte mësuar gjermanisht, e kish lutur senatorin ta shqyrtonte edhe njëherë rastin. Tani ai është i tronditur që senati i Berlinit nuk priti derisa familja të largohej vetë nga Gjermania. Kraft i thotë Deutsche Welle-s se ky dëbim nuk ka sesi të jetë konform me rregullat: “Ose është ndonjë ngatërresë, ose është bërë me qëllim, çka do të ishte skandaloze.” Kraft do të përpiqet tani me mjete juridike dhe politike që ta dëshmojë si të parregullt dëbimin e familjes.

Qyetetarë të indinjuar

Kritika ndaj senatorit të Berlinit vjen edhe nga radhët e koalicionit të spektrit të majtë bashkëqeverisës. Politikanë të gjelbër dhe të majtë e kanë kritikuar nëpër media senatorin socialdemokrat për këtë aksion kaq të nxituar. Por jo vetëm politika. Rasti duket se ka prekur edhe qytetarët e thjeshtë. Në një peticion të iniciuar nga një qytetar me emrin Mathias Merz në platformën online www.change.org janë grumbulluar mbi 1500 nënshkrime. Komentet e nënshkruesve janë të ngjashme dhe mund të përmblidhen në mesazhin e një nënshkruesi:. “Dëbimi i kësaj familjeje vërtet që mund të jetë bërë sipas ligjit, por ai është i pazemër”./DW/

Tags: azilantefamilja Ajazajkthimi ne Shqiperiveshtiresite
Previous Post

Dy plumba pas qafës kolegut në Dibër, ja detajet nga vrasja mes efektivëve të policisë

Next Post

Bie çatia, shqiptari vdes në vend gjatë punës në Greqi, greku ndërron jetë në spital

droni

droni

Next Post
Bie çatia, shqiptari vdes në vend gjatë punës në Greqi, greku ndërron jetë në spital

Bie çatia, shqiptari vdes në vend gjatë punës në Greqi, greku ndërron jetë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.