Deputetja socialiste Ermonela Felaj pak ditë më parë u bë kryefjala e mediave për shkak të një fotojë që qarkulloji në rrjet, ku në një komunikim me një person të quajtur Bledi ajo fyente drejtuesin e ‘Opinion’, Blendi Fevizu. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputetja e PS i dha përgjigje skandalit në fjalë. “Nuk ma merrte mendja kurrë që në vitin 2017 të të përgjonin nga vrima e çelsit”, tha Felaj.












