I ftuar në emisionin “Opinion” në TV “Klan”, kreu i PD-së Lulzim Basha, zbuloi tre skenarët e betejës së saj, përballë mazhornacës.
“Skenari i parë, marrëdhënies e kushtëzuara me Parlamentin, skenari i dytë bojkoti pa afat i Parlamentit, skenari i tretë, invalidimi, djegia e mandatit. Për cdo prej skenarëve të mundshëm, vendimi është ndërmarrë brenda opozitës, që aksioni do të shoqërohet me protesta popullore”, sqaroi Basha. DRONI.al












