Ambasadori amerikan Donald Lu pas takimeve intensive të ditës së djeshme me dy krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, do të takojë sot edhe Kryeprokuroren e re, Arta Marku. Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme në orën 10:00. Përballja me të vjen vetëm tre ditë pas seancës parlamentare të së hënës, ku votimi per Markun u bë mes kaosit dhe përplasjeve në Kuvend.

















