Gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Korçës janë dhunuar dhe është tentuar të vidhet paraklisi i dy kishave. Mësohet se janë dhunuar kisha e “Shën Marisë” dhe kisha “Shën Gjergji”. Kujdestari i kishës së “Shën Marisë”Dhionis Mitrollari ka thënë se është hera e pestë që dhunohet kjo kishë. “Është hera e pestë që kisha është dhunuar dhe tentuar të vidhet. Nuk është kapur asnjë nga autorët. Bëjmë thirrje të identifikohen, sepse po dhunohen çdo ditë dhe kjo është e pafalshme”, u shpreh Mitrollari.












