Një dyqan telefonash është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ku persona të pa identifikuar kanë thyer xhamin e dyqanit me gurë dhe më pas kanë hyrë brenda. Nuk dihet ende sa është vlera totale e celularëve të grabitur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.












