Pamjet e tmerrshme kanë kapur momentin kur një avion rrëzohet në një pistë të mbuluar me dëborë duke vrarë katër vetë. Një fëmijë pesëvjeçar raportohet të jetë një nga viktimat e incidentit të tmerrshëm pasi piloti humbi kontrollin e avionit menjëherë pas ngritjes.
Gjithsej 13 njerëz ishin në bord, duke përfshirë 11 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Pamjet janë marrë në arktikun rus, kur avioni Antonov TBC-2MC zhytet në dëborë. Krahët u shkëputën dhe fotografitë treguan dëme të mëdha në kabinën e pasagjerëve.
“Kishte 13 njerëz në bord, duke përfshirë 11 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit . Tragjedia ndodhi gjatë ngritjes”, tha guvernatori rajonal Nenets Alexander Tsybulsky.
https://youtu.be/P-uNnScySL0












