Dje një operacion i Policisë Malazeze për drogë çoi në pranga 11 persona. Shqiptari i kapur me gati 1 ton kanabis dhe 1.7 kilogram heroinë në Mal të Zi kishte në pronësi një nga restorantet më të njohur në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Pasurinë e fituar nga biznesi i drogës kishte arritur ta legjitimonte duke e investuar në Malësi të Madhe. Ndue Pepaj, vetëm 28 vjeç, ishte edhe koka e grupit të trafikut. Vetë Pepaj ishte banues në Koplik të Shkodrës. Bashkë me të u arrestuan dhe 11 persona në Mal të zi të cilët ishin pjesë e organizatës që drejtohej nga Pepaj.













