Punonjësit e administratës publike do të jenë në punë këtë të shtunë, më datë 23 dhjetor. Vendimi është marrë nga qeveria për të zëvendësuar një ditë që administrata e bëri pushim para festave të Nëntorit. Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se të shtunën do të zbatohet orari zyrtar 08:00 – 16:30.












