Vetëm pak minuta më parë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku mori zyrtarisht detyrën e re dhe pati një takim me paraardhësin Adriatik Llalla, i cili zgjati 25 minuta. Por duket se Kryeprokurorja e përkohshme do të ketë takime të rëndëishme që në ditën e parë të punës, pasi në orën 11:00 do të jetë e pranishme në një konferencë, që është thirrur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.












