Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë “mirëmëngjesin” qytetarëve shqiptarë me një foto nga takimi informal i mbrëmjes së djeshme me Mogherinin dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Rama e ka konsideruar takimin si mjaft pozitiv për perspektivën europianeve të vendeve tona, por çfarë bie në sy është afrimiteti i kryeministrit me homologen e tij serbe, gjë që u pa qartë edhe në takimin në Durrës, ku u tregua i ftohtë me kryeministrin e Kosovës, asokohe Isa Mustafa.











