• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HUFFINGTON POST/ Donald Lu në ujëra të turbullta, DASH të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë

admin by admin
8 February, 2017
in Politika
0
HUFFINGTON POST/ Donald Lu në ujëra të turbullta, DASH të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigjiozja Huffington Post me anë të një shkrimi të Luke Coffey vë në dukje politizimin e zyrtarëve amerikanë dhe merr si shembull Shqipërinë, atje ku ambasada është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme, siç theksohet në shkrim.
“Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë ‘përparimtare’ të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda ‘përparimtare’ e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani”, thekson gazeta.
Duke folur për përplasjen mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Lalla, Huffington Post thekson se DASH duhet të rishohë pozicion e disa ambasadorëve në Ballkan që janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme.
“Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane”, theksohet në shkrim ndër të tjera.

Nga, Luke Coffey *

hpSekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson është një individ me shumë arritje. Si President i “ExxonMobil”, ai drejtoi kompaninë më të madhe në botë të naftës dhe gazit, me të ardhura vjetore 270 miliardë dollarë, ose e thënë ndryshe pothuajse sa ekonomia e përgjithshme e Pakistanit. Duke qenë se ka punuar dhe jetuar në vende nga Jemeni e deri në Rusi, dhe shumë vende të tjera midis, ai është ndoshta një nga veprimtarët gjeopolitikë më të aftë, që të jetë në krye të këtij posti politik.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: Tillerson ka një betejë të vështirë përpara. Përpara rrugës së tij të zbatimit të politikës së jashtme të SHBA-ve qëndron pika e bojës diplomatike e formësuar gjatë viteve të Obamës dhe tashmë e ngecur në rrugën e tij, që i referohen si Dega e Katërt e Qeverisë (Fourth Branch of Government).
Por mos u gaboni; ka disa punonjës të shërbimit civil të karrierës që punojnë në interes të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, pavarësisht se cila parti politike ka pushtetin në Shtëpinë e bardhë. Ndërkohë, shumë zyrtarë janë politizuar me shumë që anojnë mbështetjen e tyre drejt Demokratëve. Sipas një hulumtimi të kryer nga “The Hill”, rreth 95% e kontributeve politike nga punonjës federalë i shkuan Demokrates Hillary Clinton gjatë garës presidenciale. Disa zyrtarë të karrierës madje janë betuar t’i “rezistojnë” administratës së re. Ky do të jetë një problem për administratën e re.
Fatkeqësisht, aktivizimi politik i Departamentit të Shtetit shtrihet përtej “Foggy Bottom” (zonë në Uashington ku ndodhet Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe shtrihet në rrjetit botëror të ambasadave dhe misionet tek organizata ndërkombëtare.

Një shembull i dukshëm i kësaj është Ballkani.

Në muajt e fundit Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri është akuzuar se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit. Disa nga akuzat kanë të bëjnë me një marrëveshje të fshehtë të supozuar midis Ambasadës Amerikane dhe grupeve të kahut të majtë si Fondacioni Shoqëri e Hapur. Fondacioni Shoqëri e Hapur është një rrejt i George Sorros i organizatave joqeveritare që promovon në mbarë botën ideologjinë “progresiste” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore ndaj interesave të SHBA-ve. Agjenda “progresiste” e Fondacionit Shoqëri e Hapur shpesh nuk i merr parasysh ndjeshmëritë vendore, si fetare ashtu edhe kulturore, në veçanti në vende si Ballkani.
Edhe pse një aleate e rëndësishme në NATO, Shqipëria përballet me shumë sfida. Një reformë e debatueshme e sistemit të saj të gjyqësorit miratua së fundmi në parlament. Nuk kishte konsensus kombëtar pasi Parti Demokratike në opozitë, e kryesuar nga Lulzim Basha, bojkotoi votën pasi ndjeu se shqetësimet e veta për legjislacionin po shpërfilleshin. Për vite, projektet e USAID të përqendruara në reformën në drejtësi u financuan, në disa pjesë, nga Fondacioni Shoqëria e Hapur. Ndërhyrja e George Sorros në Shqipëri nuk është diçka e re. Kryeministri Edi Rama, një socialist, madje mori pjesë në martesën e Soros. Kur Hillary Clinton kryesonte Departamentin e Shtetit, Soros komunikonte drejtpërdrejt me atë dhe stafin e saj për të ndihmuar të promovojë agjendën e tij në Shqipëri.
Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Donald Lu, së fundmi dhe shumë publikisht akuzoi Kryeprokurorin e Shqipërisë, Z. Adriatik Llalla, për pengim të reformës në gjyqësor në vend. Kjo ka shkaktuar indinjatë në Shqipëri. Z. Llalla u shkroi si Presidentit Bujar Nishani ashtu edhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen e ambasadorit. Z Llalla pretendon në letrën e tij se Ambasadori Lu e ka kërcënuar atë. Në letër shkruhet:
“Në komunikime zyrtare dhe jozyrtare, Ambasadori Lu ia ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se nëse ai nuk do të mbështesë publikisht ndryshimet në ligj, do të rezultojë në pasoja personale dhe institucionale

Çfarë rrëmuje diplomatike!

Kjo vjen pasi Ambasada Amerikane së fundmi u refuzoi viza 70 prokurorëve dhe gjykatësve të lidhur me partinë opozitare (asnjë vizë nuk u revokua për Partinë Socialiste në pushtet). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje të njëanshme nga Ambasada Amerikane, si paraprirje e një përpjekje madhore si “vetting-u” në proces e sipër për anëtarë të sistemit gjyqësor të vendit. Kjo e ka bërë polarizimin politik në vend edhe më keq.
Ndërhyra në çështje të brendshme të aleatëve të Amerikës nuk është keq vetëm për SHBA-të, por në të kundërt të frymës dhe letrës se Konventës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të Vjenës të vitin 1961. Neni 41 i konventës thekson se diplomatët kanë “një detyrim për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të atij shteti”
Aktivizmi politik brenda holleve të Foggy Bottom është mjaftueshëm keq, kur zgjerohet tek ambasadat e Amerikës mund të bëhet shpejt i dëmshëm në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të jashtme të SHBA-ve. Detyra e diplomatëve duhet të jetë që të përparoje interesat kombëtare të SHBA-ve dhe jo interesat e ngushta politike të një partie politike apo organizate joqeveritare.
Ndryshimi i mendësisë brenda departamentit të Shtetit do të jetë një proces i ngadalshëm dhe i ngadalshëm, si të kthesh një cisternë të madhe nafte në Bosfor. Ndërsa Tillerson fillon të pastrojë stallat e mbretit Avgjia (një nga 12 bëmat Herkulit, metaforë e vështirësisë) të Departamentit të Shtetit, ia vlen të shqyrtohet nëse disa ambasadorë karriere janë jashtë linje me përqasjen e politikës së jashtme të administratës së re. Ka shumë individë me përvojë dhe të aftë, që janë të zotë të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, të cilët mund t’i mbushin lehtësisht këto poste. Kjo është një praktikë e zakonshme për postet e mëdha diplomatike të Londrës, Berlinit dhe Moskës, ndër të tjera. Kjo praktikë duhet të konsiderohet gjithashtu edhe për aleate me të vegjël, duke përfshirë Ballkanin.
Një nga fokuset kryesorë të Administratës Trump ka qenë kjo dëshirë për të rindërtuar marrëdhënie, të cilat kanë qenë të tendosura, për pasojë të politikave të 8 viteve të kaluara. SHBA-të kanë nevojë për miq dhe aleatë. SHBA-të duhet gjithashtu të çojnë përpara interesat e veta. Ja pse është jetike të kesh ambasadorë që e njohin këtë dhe nuk notojnë në ujërat e turbullta të politikave të brendshme dhe të njëanshme. Perktheu: Ilir Sinanaj

* Autori është Drejtor i Qendrës për Politikën e Huaj në Heritage Foundation

Previous Post

FOTO/ Nusja e re “varroset” për së gjalli

Next Post

ÇUDI apo LAPSUS/ Policia e njeh për përmbarues, por e shoqëron se s’ka licencë

admin

admin

Next Post
ÇUDI apo LAPSUS/ Policia e njeh për përmbarues, por e shoqëron se s’ka licencë

ÇUDI apo LAPSUS/ Policia e njeh për përmbarues, por e shoqëron se s’ka licencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.