Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se zgjedhja e Kryeprokurores së re Arta Marku me votat e mazhorancës ishte një puc kushtetues dhe proces i falsifikuar. Përmes një statusi në Facebook, Tabaku thotë se deputetët e mazhorancës kanë marrë kartonat e deputetëve të opozitës për të votuar.
Statusi i plotë i Jorida Tabakut
Sot akti i zgjedhjes se PPP (Prokurorit te Përkohshëm te Përgjithshëm) përveçse një puc kushtetues ishte dhe një proces i falsifikuar. Te paktën ne dy raste deputetet e Partisë Socialiste kane marre kartat dhe kane votuar duke e zhytur akoma dhe me shume ne paligjshmëri dhe antikushtetuetshmeri këtë proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshëm!











