Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është drejtuar pak minuta më parë Spitalit Ushtarak, ku vizitoi punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së opozitës së bashkuar përpara Parlamentit. Xhafaj u interesua për shëndetin e tij dhe i uroi shërim të shpejtë efektivit të “Shqiponjave” me iniciale O.M. Ndërkohë mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.











