Në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës është shkrumbuar një banesë gjatë paradites së sotme. Teksa flakët pushtuan ndërtesën, e zonja e shtëpisë është plagosur. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në katin e pestë të një pallati dhe pavarësisht se zjarrfikëset shkuan shpejt në vendin e ngjarjes ata nuk mundën të shmangnin dëmet. Zonja e shtëpisë ka marrë disa lëndime dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore.












