Vetëm pak minuta më parë, situata para Parlamentit të Shqipërisë ka percepituar në dhunë dhe përleshje midis protestuesve dhe policisë. Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka denoncuar se është dhunuar nga policia, ndërkohë që ishte duke i dhënë ndihmë një qytetareje. Ajo u shfaq duke folur përpara gazetarëve me duar të gjakosura dhe akuzoi policinë se e kishin tërhequr zvarrë jashtë ambienteve të Kuvendit.
“Nuk është kjo policia që duam, më tërhoqën zvarrë, më mbuluan me gjak, kjo është qeveri droge, qeveri krimi. Isha duke i dhënë ndihmë një zonje që po e tërhiqnin zvarrë, dhe më tërhoqën dhe mua zvarrë. Ishte një qytetare e lirë e Shqipërisë duke protestuar. Kjo nuk është policia që duam. Krimit e drogës i shtrojnë tapet të kuq, neve na shtrojmnë me gjak,” tha Kërpaçi.











