Dy partitë opozitare, PD dhe LSI do të bëhen bashkë sot në një protestë masive përpara Parlamentit të Shqipërisë, për të penguar zgjedhjen e një Kryeprokurori politik. Duket se Policia e Shtetit ka angazhuar forca të shumta për të siguruar mbarëvajtjen e këtij tubimi. Kështu që prej orës 08:41 një numër i madh policësh janë vendosur kordon para godinës së parlamentit, ndërkohë që është bllokuar rruga “George W Bush”. Ndërkohë prani e shtuar e forcave të rendit shihet edhe në akset e tjera rrugore që të çojnë në drejtim të Parlamentit.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1189965684461885/












