Edhe nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka përforcoi deklaratat e mëhershme të opozitës se protestuesit do të bllokojnë nesër Parlamentin me të gjitha format.
“Parlamenti eshte i qytetareve, jo i atyre qe kane blere e rrembyer mandatet dhe imunitetin me parate e krimit e te droges…”, deklaroi Paloka përmes një statusi në rrjetet sociale.
Pak më herë kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se protesta do të jetë para dhe brenda në Parlament.













