Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zbuluar ëndrrën e tij të fëmijërisë.
Në një takim me nxënës të shkollës fillore Turgut Ozal, ai u tha të vegjëlve se në moshën e tyre ëndërronte të bëhej astronaut.
Këtë ambasadori Lu e zbuloi gjatë bisedës për programin “Meet America” ku dhe pyeti nxënësit e pranishëm se çfarë donin të bëheshin kur të rriteshin.
“’Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime’, i tha Ambasadori Lu grupit të nxënësve të shkollës fillore Turgut Ozal gjatë programit ‘Meet America’. Po ju, çfarë doni të bëheni kur të rriteni?”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837.238250.74591195837/10155222132145838/?type=3&theater












