Kompania “Balili.co”, që fitoi 8.2 milionë lekë të reja nga ministria e Kulturës për ruajtjen e parkut kombëtar të Butrintit, mësohet se ka kontrata të tilla edhe me gjysmën e ministrive të qeverisë së Edi Ramës.
Kompania “Balili.co” mësohet se ka kontrata për të ruajtur të gjitha spitalet në jug të vendit, dhe kontratat janë lidhur kontrata me ministrinë e Shëndetësinë.
Vëllai i Klement Balilit ka bërë edhe një kontratë për ruajtjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Gjithashtu mësohet se edhe Prokuroria e Sarandës dhe Gjirokastër ishte nën ruajtjen e e kompanisë “Balili.co”.
Këto institucione kanë derdhur 250 milionë lekë të vjetra në llogarinë e kësaj kompanie, si kompani për siguri fizike të prokurorëve. FaxNews











