Zbulohet edhe pagesa e fundit që qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama i ka bërë kompanisë së Klement Balilit dhe vëllait të tij, të cilët kanë firmën ‘Balili.co’.
Pagesa e fundit ndaj tyre rezulton se është bërë më 14 dhjetor të këtij viti, pikërisht ditën e enjte, kur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe Erion brace, zhurmonin për Klement Ballin në Kuvend.
Fatura prej 1.4 milionë lekë iu likuidua Balilajve më 14 dhjetor të këtij viti, nga Bashkia e Sarandës.
Po kështu rezulton se “Balili.co” ka kryer 297 transaksione me institucionet e shtetit.
Kjo kompani është në pronësi të vëllait të Klement Balilit, Bashkim Balilit.
Për ruajtjen e parkut të Butrintit “Balili.co”, fitoi 8.2 milionë lekë.












