Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Bubqit, në Fushë Krujë. Mësohet se treni i linjës Shkodër – Vorë ka përplasur një makinë në kryqëzimin e rrugës me shinat.
Nga përplasja ka mbetur e plagosur drejtuesja e automjetit, raporton TV “News 24”. Mësohet se ajo u transportua me urgjence në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.











