Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur vetëm pak minuta më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai do të njihet me vendimin për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin e lëvizjeve jashtë vendit. Tahiri shoqërohej nga avoktai i tij Maks Haxhia, ndërkohë që do të merret në pyetje nga gjyqtarja Liljana Baku. Ish-ministrit do t’i duhet të përgjigjet për të gjitha pyetjet mbi Habilajt, veprimtarinë e tyre dhe lidhjet me ta.












