Bashkëshorti vrasës i gjyqtares Fildes Hafizi vijon të jetë në qeli, por Prokuroria e Krimeve të rënda ka njoftuar sot se ka përfunduar hetimet për të. Për Fadil Kasemin, i cili ekzekutoi me gjakftohtësi në makinë nënën e dy fëmijëve të tij, prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm. Organi i akuzës sjellë në vëmendje faktin se dy vjet para vrasjes, ai kishte bërë një tjetër tentativë për ta vrarë ish-bashkëshorten e tij.











