• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DINAMIKA & VIDEO/ Ja si ndodhi grabitja dhe si doli blof kërkimi nga helikopteri i Policisë

admin by admin
9 February, 2017
in Kronika
0
DINAMIKA & VIDEO/ Ja si ndodhi grabitja dhe si doli blof kërkimi nga helikopteri i Policisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shuma e grabitjes në Rinas është më e madhe se 1 milion euro, ndërsa grabitja është filmuar. Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ku ka folur me detaje për grabitjen e dy makinave të një shoqërie private te cilat po transportonin para të një banke të nivelit të dytë. Hoxha u shpreh se kjo ngjarje, ndryshe nga të tjerat është e filmuar, ndërsa shuma e parave të grabitura është më e madhe se 1 milion euro, pasi shuma e parave që depozitohen nga bankat jashtë vendit është mbi 1 milion euro. Gazetari Hoxha tha ndër të tjera se në 4 grabitjet e fundit të kësaj natyre, skema është e njëjtë.
Hoxha tha se grabitësit kanë nxjerrë blof edhe helikopterin e policisë. Sipas tij, grabitësin kanë ardhur nga krahu i majtë i autostradës me makinat me të cilat kryen grabitjen dhe pasi i kanë djegur ato, kanë hyrë po nga i njëjti krah i autostradës duke nxjerrë blof helikopterin e Policisë.
“Grabitja e sotme ishte e filmuar, kompania private ishte ‘Jagaur’. Të dyja mjetet ishin njësoj. Shifra e grabitjes është më e madhe, pasi lëvizja e parave të tilla janë ngarkesa që janë valutë mbi 1 milion euro. Kjo është grabitja e katërt e radhës dhe skenari është identik. Pra autorët djegin automjetet dhe nuk ishim më shumë se 1 kilometër nga ngjarja. Nga drejtimi i automjeteve kam parasysh dhe drejtimin nga kanë shkuar autorët. Ata kanë dalë nga autostrada në krahun e djathtë, kanë ndjekur makinat dhe janë futur në autostradë.

Si ka ndodhur dinamika e ngjarjes, është e njëjta skemë, automjetet me 50 metra distancë?
Dy automjetet e kompanisë private që transportonin paratë lëviznin nga aksi Qafë e Kasharit-Rinas. Policët privatë kanë vënë re një mjet që u qëndronte mbrapa. Nga ky moment që është vënë re, kur kanë ecur rreth 2 km dy mjetet e grabitësve kanë parakaluar në Laknas dy mjetet e kompanisë. Akordimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Këto janë veprime që vetëm skuadrat e operacioneve mund t’i arrijnë. Mjetet e kompanisë kishin ulur shpejtësinë. E para ka goditur makinën e parë, fuorstirada e grabitësve ka bërë një rrotullim dhe është kthyer në krahun e kundërt. Pjesa më e madhe e parave ka qenë tek makina e parë. Makina e parë ka pasur vetëm 2 punonjës policie, kurse tek makina e dytë ishin 3 policë.

Ndër të tjera Hoxha theksoi se shumë që transportohen në blindat e policisë private mund të ketë qenë nga 1 milion euro deri në 2-3 mln të tilla. Ai pohoi se vet punonjësit e policisë private nuk kanë ndjeni në asnjë rast se sa është shuma apo se çfarë ata transportojnë. Artan Hoxha tha se në vendin e ngjarjes janë gjendur mbi 100 predha armësh zjarri automatike.

“Policët privat që transportojnë ngarkesën nuk e dinë se ça ka brenda. E di vetëm banka, nëse ka qenë, ka qenë 2 mln euro. Ka pasur paund, dollarë, euro. Këto lloj ngarkesash janë transferime mbi 1 mln euro ose 3-4 mln euro. Dyshimi është i tillë që bëhet kollaj identifikimi i ngarkesave. Në vendin e ngjarjes kishte shumë gëzhoja, mbi 100 të tilla. Ka pasur intensitet të lartë të shtënash. Automjetet bankës kanë pasur sipër predha të qitura nga armë automatike. Ne kemi bërë me dhjetëra herë apel, pasi cënohet imazhi. Policët private duhet të përmbushin disa standarde, të cilët nga ato që pashë në vendin e ngjarjes nuk plotësonin as minimumin. Mjetet nuk ishin as të blinduara. Nëse predhat hynë në xhamin e pasagjerit dhe dalin në atë të shoferit, nuk kanë qenë të blinduara. Kallashnikovi ka fuqi të madhe dhe të bënë copa. Blindi duhet për të përballuar kallashnikovin. Njëra nga gomat ishte e çarë. Që do të thotë se armët e zjarrit në mjetet e blinduara nuk e ç’pojnë dot gomën. Të dyja blindat kanë pasur kamera sigurie, por që e kanë serverin brenda. Mjetin e dytë që pash e ka kamerën në krahun e djathtë, por lartë. Uroj që mos të jetë lëvizur nga policët privatë. Kamerat nuk transportojnë 24 orë, pro kur ato ndizen. Nëse nuk kanë qenë të ndezura, s’kanë filmuar.”, tha ai.

Teksa u pyet në lidhje me dëshminë e policit privat se ishin detyruar që të shtriheshin përtokë pas urdhrit të grabitësve, Hoxha tha se ata janë kapur në befasi. Ndër të tjera Hoxha bëri të ditur se blindat nuk plotësonin kushtet për të transportuar ngarkesa të tilla. Ai tha se ato ishim makina të thjeshta dhe jo të blinduara.

“Befasia, ajo ishte një pritë. Dhe kjo është detreminuese. Kanë qenë 5 policë privat. Minimalit grabitësit kanë qenë 5-7. Por kanë qenë 5. Mjetet e policisë private nuk janë mjete që i rezistonin armëve të zjarrit. Këto i paralizonte policët privat, ata nuk janë të trajnuar për të përballur për sulme të tilla. Policë privat që paguhen minimalisht, nuk mund të rrezikojnë jetën.”, theksoi Hoxha. Gazetari investigativ theksoi më tej se grabitja ishte e organizuar në mënyrë të atillë që të linte përshtypjen se kemi të bëjmë me persona të trajtuar, si ish-oficer policie, apo dhe ish-komando.

“Dy mjetet e djegura janë një fuoristrdadë dhe një tjetër mjet më i vogël, një fuoristradë më e shkurtër. Rruga që ata kanë ndjekur që ka qenë e pashtruar, ndaj kanë përdorur fuoristradë. Në të tria rastet e mëparshme banda kriminale nuk ka pasur ndjesinë që po identifikohej. Në atë kohë flitej për Shullazin dhe bandën e tij. Por sot Shullazi është në burg. Pra, qenka një grup tjetër që e njeh mirë zonën. Ka informacionin e saktë, jo vetëm për shumën që ndodhet brenda, por dhe për faktin se nuk janë ende nën hetim nga prokuroria. Kam dyshime se në vendin e ngjarjes mund të jenë përdorur dhe shifekë blindëshpuese. Shanset e policisë për ti kapur grabitësit varet nga provat në vendin e ngjarjes, gabimet që kanë bërë. Por shanset që ata të kenë gabuar si në rastin e grabitjeve të para, kjo do jetë e vështirë. Në rast se kjo ngjarje nuk zbulohet brenda 24 orëve, do jetë shumë e vështirë më pas. Si fillim u dyshua për grupin e Niklës, të cilët u arrestuan pak kohë më parë, 11 veta. Ata janë në burg, si grupi i Shullazit. A ka përgjegjësi policia? Për mua përgjegjësia e policisë është që të gjejë autorët. Ajo nuk duhet të lejojë më asnjë bankë që të qarkullojë me mjete të tilla kartoni. Uroj që mos të jenë ish-efektiv, ish-komando. Por kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një strukturë shumë profesionale, e njëjtë me atë që kanë bërë rrëmbime të personave që janë gjendur të vrarë”, përfundoi Hoxha.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous Post

SHËNIM/ Grabitësit e parave të bankës urojnë Saimir Tahirin: Suksese në jetë!

Next Post

GRABITJA/ Blushi: Thasët e bankave po vidhen me ndihmën e shtetit

admin

admin

Next Post
GRABITJA/ Blushi: Thasët e bankave po vidhen me ndihmën e shtetit

GRABITJA/ Blushi: Thasët e bankave po vidhen me ndihmën e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.