Mësohet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbledhur drejtuesit e Policisë së Tiranës, pas grabitjes së sotme të parave të një tjetër banke.
Ndryshe nga rastet e tjera, kur ai edhe për prezantimin e një aplikacioni në celular…, apo ndryshe nga dje në takimin me drejtuesit e policive private, ku nuk mungon kamerat e televizioneve, sot ai është kujdesur që të mos na çudisë me “elokuencën” e tij për sukseset e policisë, duke u sforcuar ti fshihet televizioneve, por për më tepër ballafaqimeve me sukseset e radhës së grabitësve.
Grabitja e mesditës së sotme, megjithëse u filmuan me kamera amatore nga qytetarët, deri tani nuk është mundësuar ende identifikimi i mundshëm i ndonjë prej grabitësve, apo edhe vendndodhja e tyre.











