Ambasadori amerikan i ka kthyer një përgjigje “origjinale” akuzave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e quajti në konflikt interesi me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Me një karikaturë të publikuar në “Facebook”, Donald Lu bën humor kur shkruan se ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt.
“Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit! #KonfliktInteresi”, shkruhet në profilin e ambasadës amerikane në Tiranë.













