Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi sapo është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta si ambasador i Shqipërisë në NATO. Emri i Ajazit është propozuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa bashkë me të Kreu i Shtetit ka dekretuar edhe Igli Hasanin si ambasador të Shqipërisë në OSBE. Meta ka dekretuar edhe ambasadorin e ri të Shqipërisë në Strasburg. Bëhet fjalë për Albana Dautllarin, e cila është dekretuar nga presidenti si ambasadore rezidente në Strasburg.














