Prof. Dr. Sabri Laçi është shpallur edhe zyrtarisht Dekan i Fakultetit Histori – Filologji. Në zgjedhjet që u zhvilluan për Dekan i këtij fakulteti, Laçi fitoi 50.14% të votave.
Pas problemeve që u krijuan në numërimin e votave, dyshimeve për manipulim, pretendimeve të vetë laçit për manipul të procesit zgjedhor, sot, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka dërguar një shkresë kryetares së komisionit të zgjedhjeve, Majlinda Ketës, ku i shprehet se “pasqyrimi i rezultateve të votimit në përqindje nga KQZ e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë është në përputhje me rregulloren e ligjshme.”













