Prej kohësh ajo është e pranishme në çdo aktivitet të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, madje edhe para se ai të merrte kreun e qeverisë.
Bëhet fjalë për asistenten e kryeministrit kosovar, Bezi Osmani, e cila kohët e fundit është vendosur në qendër të mediave edhe për shkak të pozave të saj.
Bukuroshja nga Gjilani, ka disa vite që është pjesë e AAK-së në rolin e saj si asistente por ajo është aktive edhe në rrjetet sociale ku nuk heziton të shpërndajë imazhe për ndjekësit e saj.
Bezi shquhet për stilin e veçantë që ka e madje duket edhe shumë elegante. Përveç fotografive elegante të cilat i sjell bukuroshja gjilanase, ajo di të jetë edhe provokuese e madje tejet joshëse.




















