Është zyrtarizuar mesditën e sotme kandidatura e parë për Kryeprokurorin e Përkohshëm. Ferdinand Elezi që vjen nga rradhët e prokurorëve të Apelit në Durrës do të garojë për të zëvendësuar Adriatik Llallën. Ndërkohë Kuvendi pret kandidaturat për këtë post deri ditën e nesërme në orën 18:00.











